Mobilizohen nismëtarët në Prizren, zgjedhin shtabin zgjedhor

0
812

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, mbajti takim me Kryesinë dhe Kryetarët e nëndegëve në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat priten të mbahen më 14.02.2021!, thuhet në njoftim, transmeton 04 Online.

“Kryetari i Degës, Zafir Berisha, në takim tha se NISMA po e fillon betejën politike me shumë spartanë të cilët po i prijnë rrugës tonë drejtë fitores së madhe.
Ne sot jemi këtu që përmes jush ta përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit që të bashkohen rreth vizionit dhe frymës socialdemokrate, sepse është momenti i fundit që ta mbrojmë vendin, t’i mbrojmë themelet e shtetit dhe interesin e qytetarëve të Kosovës.
Kosova është pranë një udhëkryqi ku qytetarët e saj duhet të bëjnë zgjedhjen më të mirë!
Rruga të cilën e kemi nisur ne do të përfundojë me fitore të madhe sepse Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ndryshimin në vend mund ta bëjnë vetëm ata të cilët besojnë në fitore, përfundoi Kryetari Berisha.
Kryesia dhe Kryetarët e nëndegëve u zotuan që do të angazhohen maksimalisht në frymën socialdemokrate, ku përmes saj do ta mbrojnë vendin, themelet e shtetit dhe vlerat kombëtare!
Në këtë takim u zgjodh edhe shtabi zgjedhorë i degës për zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021, ndërsa kryetar i shtabit u zgjodh Kryetari i Degës, Zafir Berisha”, thuhet në njoftim./04 Online

Imazhi mund të përmbajë: 7 njerëz, njerëz të ulur dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur

Leave a Reply