Mobilizim i madh i nismëtarëve në Prizren për zgjedhjet e 14 shkurtit

0
490

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, mbajti takim me Kryesinë e Degës, Gruas dhe kandidatët për Deputet nga radhët e Nismës në Prizren, thuhet në njoftimin e Nismës transmeton 04 Online.

“Mobilizimi i strukturave të NISMA’s në çdo cep të Kosovës, e në veçanti Prizrenit, po e forcon edhe më shumë bindjen se fryma dhe vizioni e NISMA Socialdemokrate për t’i dalur në mbrojtje vlerave kombëtare dhe ruajtjes së identitetit të shtetit është duke u përqafuar nga çdo qytetar, në çdo lagje dhe fshat të Prizrenit, tha në takim Kryetari i NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha.
Qytetarët e Kosovës përherë kanë ditur të rreshtohen përkrahë njerëzve të dëshmuar në kohë, prandaj nuk është i rastësishëm rreshtimi i qindra qytetarëve përkrahë Nismës Socialdemokrate anekënd Kosovës dhe mobilizimi i tyre për ta mbrojtur shtetin nga rreziqet që po i kanosen, sepse për ne interesi i shtetit do të jetë gjithmonë mbi interesin individual e partiak”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply