Mjeku italian jep lajmin e gëzueshëm: Covid19 mund të zhduket dhe pa vaksinë

0
450

Një mjek Italian, Matteo Basseti i ka qetësuar të gjithë me deklaratat e tij të fundit se virusi Covid19 është dobësuar shumë.

Ai shprehet se ashpërsia e Coronavirus ka ndryshuar dhe se pacientët që po i bëjnë ballë janë të shumtë.

“Ndoshta s’do të kemi nevojë për vaksinë, me këto ritme që po bie forca e virusit,” tha ai për mediat italiane.

Sipas tij, pacientët e infektuar me Covid19 kanë shfaqur shenja të konsiderueshme përmirësimi, ndryshe nga fillimi i pandemisë në Itali që i mori jetën shumë personave.

Bassetti thotë se shkak është mutacioni gjenetik i virusit, që për shkak të trajtimeve të përmirësuar e kanë bërë atë më pak vdekjeprurës.

Leave a Reply