Mjeku i ri nga Krusha bëhet pjesë e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna

0
508

Arbër Shehu nga Kusha ka arritur të bëhet pjesë e studimit për efiktivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Deputeti nga radhët e Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka publikuar një foto me një nga mjekët e rinj nga Kosova i cili po tregohet i suksesshëm në botë, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se mjeku i ri nga Krusha e vogël, babai i të cilit është zhdukur në luftë,  është bërë pjesë e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.

Avdyli ka shkruar se Arbëri është pjesë edhe e instituteve më prestigjioze kërkimore.“Kur e pata pirë kafen e fundit para nisjes së Arbërit për Amerikë, e dija që dr Arbëri do arrinte majat e suksesit. Arbër Shehu, student i shkëlqyer, mjek i ri nga Krusha e vogël, babain e zhdukur në luftë, para 5 viteve iku në SHBA, për të vazhduar specializimin. Si shkëlqeu këtu me studime edhe atje po shkëlqen. Tani atje është pjesë e instituteve me prestigjioze kërkimore, dhe së fundi pjesë e studimit më të perfolur për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.Krenar që isha bashkëudhetar në një pjesë të rrugës së tij së drejtë majave të suksesit”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook./express

https://www.facebook.com/v10.0/plugins/post.php?app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df2b010cbae69ac%26domain%3Dwww.gazetaexpress.com%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.gazetaexpress.com%252Ff1069b13d82cfec%26relation%3Dparent.parent&container_width=824&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhaxhi.avdyli.5%2Fposts%2F10222074178701124&locale=en_US&sdk=joey&show_text=true&width=500

Leave a Reply