Mjekët në Suharekë arrijnë ta kthejnë në jetë një qytetar pas sulmit në zemër

0
358

Një qytetari nga qyteti i Suharekës i është shpëtuar jeta pas një arresti kardiak, falë intervenimit të mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet.

Kështu ka bërë të ditur Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

“Kjo ekipe Urgjencës në QKMF-Suharekë, në krye me doktorin e ri dhe shumë profesional, Diar Kabashi, rikthyen në jetë një qytetar me arrest kardiak. Faleminderit për punën dhe profesionalizmin”, ka shkruar Kuqi në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Leave a Reply