Miratohet propozim vendimi për shpalljen “Nderi i Qytetit” për Halil Kastratin

0
523

Sot është mbajtur vazhdimi i mbledhjes së tretë të rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit për vitin 2020, me ç’rast janë miratuar disa pika të rendit të ditës.

E veçantë e kësaj seance ishte se një numër i konsiderueshëm i kuvendarëve nga opozita kanë votuar pro këtyre pikave të rendit të ditës, duke zgjuar debatë të madh mes partive opozitare.

“Mbledhja u mbajt me këto pika të rendit të ditës:

9. Rishqyrtimi i vendimit Nr. 001.011-49515, sipas kërkesës së MPL-së, miratimi i Propozim-Rregullores për ndryshim-plotësimin e Rregullores Nr. 01/011-219796 të datës 24 dhjetor 2015, të Kuvendit të Komunës mbi aplikimin e tatimit në pronën e paluajtshme në Komunën e Prizrenit (u miratua);

10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen e ankandit-tenderit publik për dhënien në shfrytëzim me qira të pronës komunale objekteve-lokaleve, si dhe hapësirës publike me kohë afatshkurtër dhe formimin e komisionit vlerësues dhe komisionin e ankesave (shtyhet);

11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Nr. 01/011-9014 për ndarjen e subvencioneve (u miratua);

12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e memorandumit të mirëkuptimit për financimin e “Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve” (u miratua);

13. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen “Nderi i Qytetit” për z. Halil Kastrati (u miratua);

14. Shqyrtimin dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë me kompensim të pronës komunale (u miratua)”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online

Leave a Reply