Miratohet pas 12 vjetësh Ligji për Tregti të Naftës

0
348

Pas 12 vjet pritjesh, më në fund ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Tregti me Naftë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për këtë ligj që kishte 12 vjet që po sillej në sirtar të Ministrisë së Tregtisë.

Draftimin e ligjit e kanë bërë Shoqata e Naftarëve së bashku me MTI-në.

Në një prononcim për Indeksonline, Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani ka falënderuar deputetët që e votuan kalimin e ligjit.

“Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e votuan Ligjin e Naftës, ku ky lijg nuk kaloi që një dekad. Përgëzoj për punën e bërë ministren, Rozeta Hajdari dhe Qeverinë Kurti”, u shprehë ai.

Leave a Reply