Miratohen masat e reja, ndryshon ora policore

0
517

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike me ç’rast janë miratuar masat e reja kundër Covid-19.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do ë vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.

Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

As pas kësaj mbledhje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply