Ministrja e Jashtme konfirmon marrëdhëniet e qëndrueshme mes Kosovës dhe Turqisë

0
349

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Haradinaj-Stublla e ka falënderuar homologun turk për përkrahjen e vazhdueshme që shteti turk i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

“Shpreha mirënjohje ndaj shtetit të Turqisë për përkrahjen në vazhdimësi të Republikës së Kosovës, në rrafshin bilateral dhe atë të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.” ka thënë minstrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja ka shtuar se shteti i Kosovës është i përkushtuar që njohjet ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ndërkombëtar i saj.

“Ne si shtet i ri, jemi të përkushtuar që njohjet tona ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ynë ndërkombëtar. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me miqtë tanë me të cilët kemi të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe raporte të pathyeshme”, ka theksuar ministrja Haradinaj.

Shefja e diplomacisë ka rikonfirmuar se marrëdhënia e ngushtë bashkëpunuese më Turqinë është e shkëlqyeshme, duke shtuar se synohet avancimi i interesave të përbashkëta në drejtim të forcimit të ndërsjellë.

Leave a Reply