Ministrit të Mbrojtjes i shtohet edhe një këshilltar amerikan

0
247

Ekipit të këshilltarëve të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt, i është shtuar edhe një këshilltar amerikan.

Ai është Joe Duncan dhe në ekipin e Mehajt do të jetë këshilltar për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Mehaj përmes një postimi në Facebook.

“Ekipit tim të këshilltarëve i bashkohet edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan. Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim, këshilltarin tim amerikan për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, z. Joe Duncan”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Sipas ministrit eksperienca amerikane në Ministrinë e Mbrojtjes është jetike.

“Në procesin e reformës ligjore, administrative , organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes, sikur edhe në fushat tjera, eksperienca amerikane është jetike për ne”, ka shtuar ai.

Në fund Mehaj është shprehur mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetje të vazhdueshme.

“Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në, respektivisht Zyrën Amerikane për Bashkëpunimin e Mbrojtjes, përfaqësuar nga shefi i saj, major Ryan Conley, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe objektivave të mi operacional”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply