Ministria e Shëndetësisë shpall konkurs për 1034 specializime, ja si duhet aplikuar

0
513

Në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Udhëzimin Administrativ mbi shkollimin specialistik Nr.05/2017, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) dhe pas aprovimit nga Ministri i shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë shpall:

Konkurs

                                              Për ndarjen e specializimeve nga këto lëmi:    

Kategoria e pare:

Kandidatet kane te drejte te aplikojnë ne dy lëmi specialistike, por jo te njëjtës kategori (mund te konkurrojnë ne një lëmi specialistike nga kategoria e pare dhe ne një nga kategoria e dyte)

     Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Udhëzimit Administrativ UA Nr.05/2017 për Shkollim Specialistik, si në vijim:

  1. Të kenë të kryer Fakultetin e Mjekësisë (drejtimi Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji, Psikologji master);
  2. Të jenë të licencuar për punë profesionale
  3. Në lëmit kirurgjikale në ditën e shpalljes së konkursit nuk duhet të kenë mbushur moshën 35 vjeçare, kurse për lëmit tjera nuk ka kufizim moshe
  4. Të ketë aftësi të domosdoshme psikofizike për vijimin e specializimit
  5. Te jete anëtar i Odes përkatëse shëndetësore.

Dokumentet e nevojshme në ditën e aplikimit janë:

  1. Aplikimi behet online ne linku:  Https://rsh.rks-gov.net ;
  2. Diploma (apo nostrifikimi) e Fakultetit të Mjekësisë;
  3. Çertifikata e notave të Fakultetit dhe nota mesatare (nëse nota mesatare nuk figuron në diplomë), për kandidatet te cilët kanë përfunduar fakultetin jashtë Republikës se  Kosove duhet te behet barazvleresimi I notes mesatare ne Fakultetin e Mjekësisë;
  4. Licenca e punës;
  5. Dokument nga Oda përkatëse shëndetësore qe është anëtarë i odes
  6. Letërnjoftimi (fotokopje);
  7. Çertifikata e lindjes;
  8. Çertifikata mjekësore;
  9. Për kandidatët aplikantë me financim nga Institucionet Shëndetësore private dhe për specializimet nga Mjekësia Familjare:

9a. Letër mbështetëse qe institucioni përkatës e konfirmon mbështetjen e kandidatit për financim gjate kohës se specializimit.

Kriteret për zgjedhjen e kandidateve për specializim

1. Nota mesatare (piket nota mesatare me dy x 2 d.m.th. nga 6×2=12, 7×2=14, 8×2=16, 9×2=18 dhe 10×2=20)

2. Koha e pritje dhe përvoja e punës (viti x 2.5 deri ne maksimum 10 pike, d.m.th. nga 0.0-10 pike)

3. Afati i diplomimit (minus 2.5 pike/vit, nëse ka te kaluar çdo vit, maksimum minus 10 pike)

4. Poentimi ne interviste (3 anëtar me maksimum 5 pike (1-5))

5. PhD ose master (PhD e përfunduar 5 pike, e regjistruar 2 pike, master i përfunduar 2 pike, I regjistruar 1 pike)

6. Punime shkencore (autor i pare nëse ka 2 pike, koautor 1 pike (maksimumi))

7. Fëmijë i dëshmorit 2 pike

Nota Mesatare                         12-20 pike

Koha e pritjes                          0-10 pike

Afati i diplomimit                   0 deri -10 pike

Intervista                                 3-15 pike

PhD ose master                       5 ose 2 ose 1 pike

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga shpallja publike.

Leave a Reply