Ministria e Arsimit pajtohet për pushim njëjavor në shkolla, vendimin pritet ta merr Qeveria

0
376

Pas takimit që u mbajt të martën në mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të zyrës së Kryeministrit, përfaqësues të drejtorive komunale si dhe të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) janë dakorduar që java e ardhshme të jetë  pushim për institucionet arsimore parauniversitare (shkollat fillore, e mesme e ultë dhe e mesme e lartë), ndërsa vendimin final për këtë do ta marr Komiteti anti-COVID në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Xhavit Rexhaj.

Rexhaj tha se në fund të javës së ardhshme do ta rishikojnë dhe njëherë situatën për të vlerësuar nëse do të shkohet në mësim online apo jo.

“Në takimin që kemi pas me palët e involvuara me Ministrinë e Shëndetësisë me QKUK-në, me IKSHPK ku i kemi dhënë qëndrimet dhe propozimet e dakorduara se si të veprojmë në këtë situatë. Jemi dokorduar që të shkojmë në pushimnjë javor dhe në fund të asaj jave ta shikojmë edhe njëherë gjendjen epidemiologjike. Në ndërkohë edhe shkollat edhe të gjithë ne do të shohim se deri ku i kemi kapacitetet për organizimin eventual të mësimit online në fazat e mëtejme…Ne kemi propozuar dhe jemi dakorduar, ndërsa vendimin e merr Komiteti anti-COVID në kuadër të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Rexhaj për Telegrafin.

Leave a Reply