Ministri Zemaj kërkon nga deputetët ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike

0
71

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në pakon për zbatimin e programit për rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth pandemisë.

“I bëj ftesë edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para interesave të veta ta vendosin interesin e qytetarëve dhe ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

“Çdo herë kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe qytetarëve, kemi ditë të tregojmë pjekuri e të punojmë bashkë. Andaj, është koha nesër ta dëshmojmë këtë”.

“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i duhet vendit dhe shëndetësisë tonë!”, ka shkruar Zemaj.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzemajarmend%2Fposts%2F3423381687708687&width=500

Leave a Reply