Ministri Murati prezenton Pakon e Ringjalljes Ekonomike

0
267

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë për media ka prezentuar pakon e ringjalljes për prodhuesit vendorë

Ai ka thënë se në kuadër të masës 2.1 do të mbështeten me 20 % për kredi.

Sipas tij kjo do të bëhet nga data 1 tetor.

“Synimi ynë është t’i mbështesim prodhuesit tanë edhe në hallka tjera. Në kuadër është paraparë subvencionimi për 20 mijë euro për trajnimin e stafit dhe 10 mijë euro për stafin menaxherial.

Po ashtu, subvencionim deri në 50 mijë euro për ribrendim të produktit, që një produkt ta këtë marketingun e duhur.

Masa tjetër subvencioni deri më 50 mijë euro që të marrin pjesë në panaire ndërkombëtare. Këto masa përbëjnë një paketë që të mbështesin prodhuesit, nga data 1 tetor deri në fund të qershorit të muajit të ardhshëm”, tha ai./FrontOnline

Leave a Reply