Mesazhi i Ramës: Pasi injoroi ftesën e Kurtit për takim, pret Thaçin në Tiranë

0
380

As takimi i fundit në Tiranë që kishte zgjatur mbi tri orë nuk kishte ndikuar që të përmirësohen raportet në mes të Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte injoruar kërkesën e Kurtit për një takim kur dy shtetet po përballeshin me pandeminë COVID-19. Kurti atë kohë si kryeministër në detyrë i kishte kërkuar kreut të qeverisë shqiptare që të takoheshin dhe të diskutonin për tejkalimin e situatës së shkaktuar nga pandemia.

Megjithatë një kërkesë e tillë e Kurtit ishte shpërfillur nga Edi Rama. Për një gjë të tillë kishte folur edhe vetë Kurti, duke pranuar se s’kanë raporte me Ramën. Kurti kishte thënë se liderët institucional në Shqipëri e Kosovës nuk kanë komoditet që ta injorojnë njëri-tjetrin.

“Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Edi Rama për shkak se unë propozova që të takohemi bashkë, tre lider institucional nga Kosova e Shqipëria në fund të muajit mars meqenëse nuk mund t’i bëjmë këto takimet e dy qeverive, thamë ta bëjmë bashkë krerët institucionalë. Konkretisht presidenti, kryetari i kuvendit dhe kryeministri i të dy shteteve, 6 vetë të diskutojmë edhe për çështjen e luftimit të pandemisë së COVID-19 dhe për hallet e njëri-tjetrit dhe hallet e përbashkëta, që në fakt janë kryesore, sepse kuri nuk do të duhej të na ndante. Unë jam i interesuar të bashkëpunojmë. Unë mendoj se kryeministri i Kosovës dhe i Shqipërisë nuk e kanë komoditetin dhe as lirinë ta injorojnë njëri-tjetrin kështu të mos takohen dhe të mos bashkëpunojnë”, kishte thënë Kurti.

Tashmë kur Kurti nuk është kryeministër dhe kur në Kosovë janë themeluar institucionet e reja të drejtuara nga Avdullah Hoti, kryeministri i Shqipërisë ka pritur në Tiranë, Hashim Thaçin, me të cilin kanë diskutuar për tejkalimin e pandemisë COVID-19.

Rama madje ka publikuar një selfie ku dy politikanët shihen të buzëqeshur.

“Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror” ka shkruar Rama.

Për takimin ka njoftuar edhe vetë Hashim Thaçi, duke thënë se në takim kanë diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike të dy shteteve./Express/

Edi Rama

@ediramaal
Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror🇦🇱👐🏿🇽🇰

View image on Twitter
331
2:48 PM – Jun 5, 2020
Twitter Ads info and privacy
122 people are talking about this

Leave a Reply