Mehaj merr edhe një lajm të mrekullueshëm në SHBA

0
74

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë një lajm të mrekullueshëm gjatë vizitës në SHBA.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)  konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare“, njoftoi ai, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Edhe një lajm i mrekullueshëm më vjen në SHBA.

FSK, vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)  konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare.

Derisa, anketimi i parë matë perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, anketimi tjetër interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Edhe në këtë aspekt, Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Ky rezultat padyshim është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përgëzimet e mia për punën profesionale dhe me kredibilitet të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

Ne vazhdojmë me integritet të plotë drejtë sukseseve të reja!

Leave a Reply