“Me Presidentin” bën thirrje që Thaçi të pritet në Morinë si “arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”

0
467

Derisa presidenti Hashim Thaçi pritet që të kthehet sonte në Kosovë është një faqe në Facebook që po bën thirrje për dalje masovike për ta pritur “arkitektin e Pavarësisë së Kosovës”.

Faqja “Me Presidentin”, që është e krijuar kohë më parë, ka shpërndarë një thirrje ku ftohen qytetarët që në orën 19:30 të dalin në pikën kufitare në Morinë për ta pritur Hashim Thaçin.

“Në ora 19:30, në pikën kufitare në Morinë arrinë Realizatori i ëndrrës më të madhe shumëshekullore shqiptare -arkitekti i pavarësisë së Kosovës.
-Ju ftojmë në mënyrë masovike të dalim ta presim dhe ta nderojmë siq e meriton…
#SHPËRNDAJE LE TË NJOFTOHEN TË GJITHË
#mePresidentin ”, thuhet në njoftimin në këtë faqe.

Klan Kosova ka raportuar më herët se Hashim Thaçi fillimisht do të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Rinas”, prej nga do të niset për Prishtinë ku pritet të arrijë rreth orës 20:00.

Leave a Reply