Më në fund kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare, i voton edhe Vetëvendosje

0
327

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro miratimit të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Gazeta Express.

Nëpër të gjitha këto marrëveshje që janë votuar ka pasur mbi 80 vota për, derisa, kësaj radhe kanë votuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani bëri të ditur se të gjitha marrëveshjet kaluan me mbi 80 vota të deputetëve.

Para se të niste votimi kryeparlamentarja Vjosa Osmani ju ka kërkuar deputetëve votën pro, duke thënë se këto janë marrëveshje të rëndësishme për qytetarët.

Marrëveshjet që u votuan sot:

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Leave a Reply