Më 26 maj, Policia e Kosovës kthehet në orarin prej 8 orësh

0
417
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, qysh nga fillimi i ndërmarrjes së masave kundër koronavirusit, kishte nisur së zbatuari një plan operativ përmes së cilit, zyrtarëve policorë u ishte zgjatur orari i punës nga 8 në 12 orë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për “Zërin” që PK-ja nga data 26 do të kthehet në orarin 8 orësh.

“Mund të konfirmojmë se pas vlerësimeve të bëra nga menaxhmenti policor dhe udhëheqësi i Operacionit rreth zbatimit të Planit Operativ ‘Gatishmëria dhe reagimi për COVID 19’, duke filluar nga 26.05.2020, do të kalohet në orar tetë orësh”, ka bërë të ditur Krasniqi për “Zërin”.

Krasniqi tha se ky veprim vjen pasi që vlerësohet se aktivitetet policore dhe zbatimi i planit operativ nuk do të zbehet, e po ashtu edhe përmbushja e detyrave dhe aktiviteteve policore do të realizohet edhe me orar tetë orësh.

Për të realizuar këto aktivitete dhe detyra, Krasniqi tha se të gjithë zyrtarët policorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë do të vazhdojnë asistencën në terren për Drejtoritë Rajonale Policore.

Leave a Reply