Me 1 qershor hapen kafiteritë

0
782

Ministri i Shëndetësis Arben Vitia, ka deklaruar se nga 4 maji do të fillojë zbutja e masave të lëvizjes, ndërsa tha se kafiteritë do të mund të hapen nga një qershori, shkruan Gazeta Metro.

Vitia tha se aktualisht kanë vendosur që nëse gjithçka shkon në rregull, kafet fillojnë hapjen nga data 1 Qershor. Shoqata e gastronomëve të Kosovës ka takuar sot ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin kanë biseduar lidhur me zvogëlimin e masave dhe hapjen e ngadaltë të bizneseve.

Ai tha se pas takimit që sot ka pasur me Odat ekonomike dhe Shoqatën e Gastronomëve, është menduar që hapja e kafeterive dhe restuaranteve të mund të fillojë më 1 qershor.

Vitia në Rubikon tha se gjatë periudhës së fazës së parë që është nga 4 maj deri më 18 maj krahas lehtësimit të masave janë edhe protokollet tash e tutje, veçanërisht për bizneset që do të hapen.

“Disa biznese që ndikojnë drejtëpërdrejt te jeta e qytetarëve siç është ndërtimtaria, por edhe aty do të ketë shumë protokolle që tashmë janë hartuar. Sipas tyre distanca fizike dhe masakat do të jenë të obligueshme”.

Leave a Reply