Mbyllen 16 lokale në Prizren

0
706

Ka vazhduar aksioni i inspektorëve të tregut dhe atij sanitar për mbylljen e lokaleve të natës në Komunën e Prizrenit.

Mbyllja e lokaleve është bërë me asistimin e Policisë së Kosovës.
Drejtori i Inspektorateve, Edon Muçaj ka thënë se janë mbyllur 16 lokale, dhe mbyllja e tyre nuk ka të bëjë me masat anti COVID-19.

“Sot, u zhvillua aksioni i dytë për mbylljen e lokaleve të natës nga policia e qytetit tonë, aksion i cili po asistohet edhe nga inspektorët e sektorit të tregut dhe atij sanitar. Sipas të dhënave nga tereni, me aksionin e sotëm kemi gjithsej 16 lokale të mbyllura”, ka thënë Muçaj./04 Online

Leave a Reply