Mblidhen paratë për shërimin e 9 vjeçarit, deri më tani ka kryer 20 operacione!

0
352

Dean Berberaj është vetëm 9 vjeç, dhe deri më tani ka kryer hiç më pak se 20 operacione.

Deani rrezikon jetën, çdo ditë bën Dialize e nuk jeton dot pa aparaturen.

Venat po i dëmtohen dhe mezi po qëndron nga dhimbjet.

Familja ka gjetur një spital në Itali, operacionet për t’ia ndërtuar rrugët urinare nga e para dhe transplatin e veshkës që do t’ia dhurojë babai, kushton 105.000 euro, shifër kjo e cila është arritur të mblidhet.

Është Elvis Naçi ai i cili ka bërë me dije se Deani do të niset shumë shpejt për në Itali.

“Lajm i Madh: Faleminderit Zot! Deani do te niset shume shpejt me avion charter per ne Itali. Le te lutemi bashke per Deanin qe te sherohet plotesisht. Çdo Amin i juaji qofte lehtesim per dhimbjet dhe sherim per te. Amin!”, ka shkruar Naçi.

Leave a Reply