Mbi 6 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0
298
Foto: Ilustrim

Në pesë ditë e fundit në Kosovë ka pasur rënje të rasteve me virusin SARS-Cov2.

Njëjtë qëndron situata edhe me numrin e vdekjeve, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 2 viktima nga Covid-19 dhe 47 raste të reja.

Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike në Kosovë numri i rasteve aktive është 6 mijë e 402 raste.

“Numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.402”, thuhet në raportin e fundit të Institutit Kombëtarë të shëndetësisë publike.

Leave a Reply