Mbi 5 mijë e 300 raste pozitive e 118 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë

0
429

Dje janë konfirmuar 132 raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve të regjistruara nga 13 marsi të arrijë në 5 mijë e 369. Prej tyre, raste aktive janë 2 mijë e 706.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, dje në orën 15:00, ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës epidemiologjike në vend. IKSHP’ja ka bërë me dije se nga testimi i 486 mostrave, pozitive kanë rezultuar 132 prej tyre.

“Më datën 15 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

Instituti ka njoftuar edhe për shërimin e 83 pacientë.

“Më datë 15 korrik 2020, janë shëruar 83 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.706”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë në vend janë konfirmuar 5 mijë e 369 raste me COVID-19, me gjithsej 118 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Leave a Reply