Mbi 100 mijë vaksina anti-COVID të administruara në Prizren

0
216
Foto: Arkiva

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka bërë të ditur se në Prizren nga fillimi i vaksinimit janë administruar mbi 100 mijë vaksina.

Njoftimi i plotë:

Mbi 100 mijë doza te administruara te vaksinës Anticovid në Prizren

Good job !

Ju informoj se nga data 02.04.2021 e deri më 22.09.2021 janë vaksinuar gjithsej 64.787 persona me dozën e parë ose 36.43%

Prej tyre, nga data 11.06.2021 deri më 22.09.2021 me dozë të dytë janë vaksinuar 35.715 persona ose 21%

Gjithsej jane aplikuar 100.502 vaksina ose 56.52%.

Nëse llogarisim se 30% e popullatës janë fëmije dhe banorë jo rezident në Prizren i bjerë që rrethe 50% e popullatës jane vaksinuar komplet ndërsa me dozen e parë rrethë 65%.

I falenderojë popullatën e Prizrenit për bashkëpunimin si dhe 23 ekipet tona që punojnë me profesionalizëm dhe me moral të lartë.

Leave a Reply