Mbi 10 mijë raste aktive me coronavirus, Kosova në pritje të kontingjentit tjetër të vaksinave

0
231
Foto: Ilustrim

Në Kosovë vazhdon të jetë numri i lartë i personave të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Deri më tani që nga marsi i vitit 2020, janë infektuar 104 mijë e 042 persona. Kurse jetën nga ky virus e janë humbur 2 mijë e 129 qytetarë.

Por pavarësisht shifrave të larta të të infektimit dhe vdekjes, është një numër i madh edhe i personave që kanë arritur të shërohen nga COVID-19.

Deri më sot në Kosovë janë shëruar 91 mijë e 427 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive mbetet 10 mijë e 486, shkruan Telegrafi.

Kujtojmë se dy ditë më parë kanë përfunduar edhe dozat e 24 mijë vaksinave AstraZeneca, që Kosova i kishte marrë përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Është thënë që Kosova do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Bashkimi Evropian më 20 prill njoftoi se deri në muajin gusht do të furnizojë Kosovën me 95,000 vaksina kundër coronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNtech në kuadër të një ndihme për vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Leave a Reply