Mbahet debati publik me temën “Të rinjët, teknologjia dhe shëndeti mendor”

0
104

Në ambientet e ‘City Hotel’ në Prizren sot është mbajtur debati publik me temën “Të rinjët, teknologjia dhe shëndeti mendor”, i organizuar nga OJQ “Ndërto shoqëri pa injorancë – N’SHPI” shkruan 04 Online.

Reklamo ne 04online

Ky debat është mbështetur financiarisht nga Drejtoria e Kulturës, Rini dhe Sport në Prizren.
“Më datën: 31 gusht 2019 nga ora 10:00 në City Hotel-Prizren, u mbajt Debati publik me temën: “Të rinjët, teknologjia dhe shëndeti mendor ”

Debati është organizuar nga OJQ “Ndërto shoqëri pa injorancë – N’SHPI”, e që është mbështetur financiarisht nga Drejtoria e Kulturës, Rini dhe Sport në Prizren.

Panelistë në këtë debat ishin: Latif Hoxha ( Psikolog Klinik Specialist), Kaltrina Skoro-Murtezaj (Psikologe e keshillimit dhe shkollore) dhe Liridona Musaj (Drejtoresha e OJQ “Ndërto Shoqëri pa Injorancë – N’SHPI”).
Debati ishte i hapur për të gjithë qytetarët, ku kishin mundësi të informohen dhe të marrin këshilla nga profesionistët mbi ndikimin e teknologjisë në shëndetin mendor”, thuhet në njoftimin e organizatorëve./04 Online

Leave a Reply