Masat e reja, që pritet të merren për komunat, që janë në “Zonën e kuqe”

0
417

Qeveria e Kosovës pas pak pritet të marr vendim në lidhje me masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi për një javë, raporton IndeksOnline.

Derisa në zonë të kuqe janë komuna e Podujevës, Prishtinës, Obiliqit, Fushë- Kosovës dhe Shtimja, këto janë masat që priten t’iu nënshtrohen qytetarët e këtyre komunave.

Si pikë e parë e këtij vendimi do të ndalohen hyrje daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse, duke përjashtuar vetëm disa raste, si e personelit shëndetësor, e personelti të siguriisë, drejtësisë dhe studentëve.

Po ashtu puna e gastronomisë do të kryhet vetëm përmes shërbimit “merr me vete”, porosi me dërgesë” dhe “shërbimi për mysafirë të hotelit”.

Po ashtu do të ndalohet veprimtaria e qendrave tregtarë e të do mbyllen dyqanet e tekstilit, të teknisë së bardhë dhe të tjera markete, duke përjashtuar këtu sektorin e produkteve ushqimore.

Ndërsa taksitë lejohen të punojnë me 1 pasagjer prapa (tre nëse janë anëtarë të familjes).

Leave a Reply