Maloku: Çfarë shteti pra jemi? Kjo është poshtrim i qëllimshëm i Goran Rakiqit

0
502

Sociologu i njohur nga Kosova, Fadil Maloku, ka reaguar rreth deklaratave të zëvendës kryeministrit të Kosovës, Goran Rakiç, se do të respektojnë vetëm detyrimet ligjore që vijnë nga Serbia rreth pandemisë COVID-19 për pjesën veriore.

Maloku në reagimin e tij ka thënë se kjo është poshtërim i qëllimshëm i Rakiçit ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Si po e poshtron dhe degradon kētë dëshirë e vullnet tonin qytetar me bë shtet, Zv. Kryeministri (hej!) i Kosovës, Z. Goran Rakiqit?
Si ka mundësi që Lista “Srpska” e Kosovës, që e ndihmuan “vullnetarisht” qeverinë Hoti, duke “çnukur”, jo mē pak se postin e zv.kryeministrit (sepse, pa ta qeveria Hoti, veq në ëndërr kishte me pa pushtetin!), e tē mos i zbatoj urdhërat dhe duke mos respektuar detyrimet ligjore për karantimin?
Si ka mundësi që kēta pushtetar, të Qeverisē Hoti të marrin pagat koti nga taksapaguesit kosovar, e në ndërkohë, egzekutojnē urdhëra tē Vuçiqit për karantimin!?
Si!? Kjo s’ështē mē jodëgjueshmëri qytetare, as supertolerancë etnike, as distancë sociale, as mirëkuptim politik, as vlerë demokratike, as…, po, është më shumë se poshtrim dhe degradim i institucioneve të Kosovēs!?”, thuhet në reagimin e Malokut./04 Online

Leave a Reply