Maloku “bombardon”cinizmin parlamentar të akademikut të LDK-së

0
92

Sociologu kosovar, Fadil Maloku, i ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Maloku në mes tjerash i ka dhënë mbështetje Kryetares së Parlamentit, Vjosa Osmani.

Reagimi i plotë i Fadil Malokut:
“Go ahead Vjosa!
Dekonspiroj të pasinqertit!

  1. Merrni me mend, pozicionimet publike të deputetëve për vendin, kontestohen po nga të njëjtit deputet (!), të cilët sikur të ishin të nuancave ideologjike, padyshim që do ishin mirëkuptuar e lejuar edhe për publikun e gjerë!
  2. Ama farsa e kontestimit të Rregullores me cinizëm (kur ajo është decidive-ashtu si edhe e rikonfirmoj Vjosa, po në këtë cilësi), duke provuar tê karikohet interpretimi i Kryeparlamentares, pra, duke e ushtruar atë si “testim” dhe kontestim ekskluziv nga origjina partiake e sociale (dëshmi; foto ku shihet qartas shtrëngimi marramendës, ku Vjosa LDK-s i solli maksimumin e votave në historinë e saj!) bëhet edhe më interesant kur ai “testohet” në baza partiake e sociale!?
  3. Ky dhe shumë rastet tjera, dëshmojnë më së miri: Se sa mendjemadhësia dhe pagat marramendëse, i kanë bërë deputetë tanë militant e “avokatë” të do interesave meskine e klanore!? Kjo gjendje, dëshmon më së miri se në Parlamentin kosovar, ende “lëvozhga” klanore është shumë më e fuqishme se sa ajo partiake e ajo ideologjike! Andaj, Vjosa Osmani, duke pasur edukim dhe shkollim jo ideologjik, e ka shumë vështirë me bë “intervenime kirurgjikale” në sjelljet tona asociale…
    Por, Ti Vjosa mos u ndal!😀”, thuhet në reagimin e Malokut./04 Online

Leave a Reply