LVV-ja në Prizren uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

0
398

LVV-ja në Prizren i ka uruar qytetarët e besimit Islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Urimi i plotë i LVV:

“Në këtë ditë feste të Kurban Bajramit lartësohen vlerat si sakrifica e solidariteti në mes njerëzve. Këto vlera janë udhërrëfyese edhe sot, e sidomos këtyre ditëve kur njerëzimi po përballet me vështirësi të shumta, por edhe nevoja për mbështetje në njëri-tjetrin është që po aq e madhe.

Kësaj here Kurban Bajrami po shënohet në rrethana e kushte aspak të zakonta. Nga falja e deri tek vizitat e zakonshme tek familjarët e të afërmit që detyrohemi t’i kufizojmë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit.

Me dashurinë për të afërmit e me përkujdesjen për ata që ndodhen në vështirësi, si popull do të tejkalojmë edhe këto vështirësi. Duke qenë bashkë në rrugëtimin për drejtësi, barazi e mirëqenie, me gjithë gjendjen e rëndë e sakrificat që lypsen, shoqëria do ta ketë me të lehtë përballjen me vështirësitë e sotme, sado të shumta që janë.

Besimtarëve myslimanë e familjeve të tyre u urojmë një festë sa më të mbarë. Me fat Bajramin!”, thuhet në urimin e LVV-së./04 Online

Leave a Reply