LVV-ja në Prizren: Mbi 70 anëtarësime të reja në tendën e hapur në Prizren

0
47

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka njoftuar se vetëm brenda katër ditëve janë anëtarësuar mbi 70 qytetarë në tendën e hapur në Prizren, përcjell 04 Online.

“Në më pak se katër ditë, mbi 70 qytetarë janë anëtarësuar në tendën e hapur në Prizren nga vullnetarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Me qindra qytetarë të tjerë janë ndalur për t’u informuar në këtë tendë, me qëllim që të dijnë më shumë rreth programit tonë politik.

Burra dhe gra, të rinj e të reja po interesohen për programin e Lëvizjes, që ata po e quajnë “e vetmja shpresë”.

Ftojmë qytetarët që të afrohen tek tenda në mënyrë që të bashkërendojmë veprimet drejt fitores”, thuhet në njoftim./04 Online

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje - Prizren

Leave a Reply