Lutfi Hazirin e pranon humbjen, uron Alban Hysenin

0
238

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri e ka pranuar humbjen në Gjilan.

Ai përmes një konferencë për media ka uruar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hysenin.

“Qytetarët përmes votës së tyre tashmë zgjodhën kryetarin e ri, të cilin në emër timin dhe në emër të LDK-së e përgëzoj për rezultatin. Zotëri Alban Hyseni do të jetë kryetar i zgjedhur i Gjilanit”, ka thënë Haziri në konferencë për media.

“Gjilanasve, kudo që janë dhe për këdo që kanë votuar, i falënderoj. Kemi pasur ditë të mira, kemi pasur vite të gjata, kemi bashkëpunuar dhe kemi punuar bashkë për Gjilanin”, tha në mes tjerash Haziri.

Leave a Reply