Lulzim Hoxha, Njomëza Berisha, Shyqri Hoxha dhe Baki Shigjeqi dekretohen për gjyqtar në Gjykatën e Prizrenit

0
848

Kryetari në detyrë i Gjykatës Themelore në Prizren, Artan Sejrani i ‘u uroi mirëseardhje katër gjyqtarëve të rinj, të cilët janë dekretuar nga U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, thuhet në njoftim transmeton 04 Online.

“Gjyqtarët, Njomëza Berisha, Lulzim Hoxha, Baki Shigjeqi dhe Shyqri Hoxha, fillimisht do ti nënshtrohen trajnimit dymbëdhjetë (12) muaj, pranë Akademisë së Drejtësisë, dhe pas përfundimit të trajnimit, do të ngarkohen me lëndë pranë Gjykatës.
Kryetari në detyrë, Artan Sejrani, fillimisht i ‘u ka uruar suksese në punën e tyre, dhe ka theksuar nevojën që Gjykata Themelore në Prizren ka për gjyqtarë të rinj. Po ashtu ai ka kërkuar përkushtim dhe angazhim të madh për të sjellë rezultate pozitive në punë.
Kryetari në detyrë i ’u ka premtuar gjyqtarëve të rinj se do të kenë bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e tij, dhe nga ana e të gjithë gjyqtarëve të kësaj Gjykate, duke theksuar se emërimi i gjyqtarëve të rinj është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Gjykatën Themelore të Prizrenit, pasi që do të mundësoi efikasitet në zgjidhjen e lëndëve, dhe cilësi në vendimmarrje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren./04 Online

May be an image of 3 njerëz dhe people sitting

Leave a Reply