Lobi Euro-Atlantik dhe Uniteti Global Alban&Gjerman: Delegacioni kosovar ishte i papërgatitur, joprofesional dhe jounik

0
665

Deklaratë e perbashket e Lobit Euro-Atlantik Shqiptarë z.Shukri Ymeri Kryetar dhe Unitetit Global Alban&Gjerman z,Nuha Krasniqi Kryetar me rastin e nenshkrimit te marrëveshjes Kosovë Serbi ne shtepin e Bardhë ne SHBA.

Te dy organizatat qe veprojn ne Diasporë dhe trojet shqiptare i falenderojn SHBA-në , qe si n luftë ashtu edhe në paqë po shkelqejnë me iniciativa dhe kontribute te jashtzakonshme që të i shty perpara proceset shtetformuese të Republikes së Kosovës
Njikohësisht shprehim shqetsimin tonë të thellë në shkuarjen e delegacionit në Shtepinë e Bardhë për ta perfaqsuar Republiken e Kosovës në dialog me Serbin në menyrë të pa pregaditur,jo profesionale dhe jo unike. Nuk mund te dialogohet me nëj shtet pa u distancue nga një luftë shkatrruese dhe gjenocidiale duke mos kursye as civilët,femijët, grate, pleqët dhe shtresat e pambrojtura të popullsisë dhe të kerkojë falje për viktimat e shkaktuara nga një luftë agresive që e denoj mbarë opinjoni demokratik nderkombtarë euro-atlantik dhe botrorë.
Duke e parë ketë katastrofë humanitare të shkaktuar nga shteti Serb në krye me Millosheviqin për çfarosjen e popullsisë,shtetet e SHBA-së dhe Europjane ndermoren iniciativa ushtarake në mbrojtjen e popullsisë të Kosovës dhe të shtyera edhe nga popujt e tyre demokratik me të cilen ju jemi perjetsisht mirënjohes.
Andaj nga gjith kjo shtrohet pyetja se si është e mundur që të kerkohet njohje nga një shtet që jo vetem që nuk distancohet nga politikat shkatrruese por që ende ka pretendime ndaj integritetit të Republikes së Kosoves? Prandaj pyetja është shum e qartë! Mosuniteti i partive politike,deshira e udhëheqësve për të u pasuru dhe për të sundu në menyrë despotike ka lënë anash prioritetet e fuqizimit të Republikes së Kosovës në aspektin kombtarë dhe nderkombtarë.
Si është e mundur që një delegacion mjaft „profesional dhe legjitim“ta perfaqësoj Republiken e Kosovës dhe mos të kerkoj pikat me të rendësishme por të pajtohet sidomos në disa pika ,siq është ajo e pronav të zgjerimit të kishavë serbe.Kjo jo vetem që devalvon por edhe e zbeh integritetin e Kosovës.
Republika e Kosovës është shtet multi etnik i të gjitha kombev dhe kombeseve me ët drejta të barabarta kombtare,kulturore gjuhësore dhe fetare etj,prandaj avansimi i një etniteti është në kundershtim me kushtetuten e Republikes së Kosovës në te drejtat themelore të njeriut dhe dallimev njerzore dhe shkakton destabilizim edhe në shtetet tjera në rajon me perberje multietnike,siq Jan:Maqedonia e Veriut,Mali i Zi Bosna dhe Hercegovina vet dhe Serbia etj. Andaj kjo pik e marrëveshjes nuk i bën mirë as Kosovës,as rajonit.
Si që thot një fjal e urtë popullore kur ska shi edhe „breshëri është i mirë“. Prandaj kur nuk punohet me kohë nuk është e quditshme që mund të na ndodhin gjëra të tilla që veshtirë se janë të riparueshme.
Shpresojm që të gjith akteret qeverises 20 vjeqar me në fund të mësojn nga kjo e kaluar e hidhur dhe pas zgjedhjev të fomohet një qeveri legjitime ku prioritet të ketë interesat e pergjithëshme qytetare dhe fuqizimin e Republikes së Kosoves në plankn kombtarë dhe nderkombtarë. Zoti e Bekoft popullin shqiptar,Zoti e Bekoft Ameriken dhe miqet Tanë.

Leave a Reply