Lista “GUXO” hap zyren në Prizren, Vjosa Osmani kërkon besimin e qytetarëve me 14 shkurt

0
376

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, të dielën në mbrëmje ka marrë pjesë në hapjen e zyrës së listës “Guxo” në Prizren.

Ajo e shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga lista zgjedhore e LVV-së, ka thënë se jemi këtu që të na besoni për ndryshime që i duhen vendit tonë, i cili po kalon nëpër një situata të vështirë.

Ndërkaq, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe kandidati për deputet, Haxhi Avdyli, i cili para të pranishmëve në hapjen e kësaj zyreje, ka treguar pse lista ” Guxo” i ka ndarë rrugët me LDK-në, duke e fajësuar për këtë kryetarin e saj, Isa Mustafa./TvPz

Leave a Reply