Lista e deputetëve të AAK-së, votat e diasporës dhe me kusht do të jenë përcaktuese

0
400
Foto: Arkiva

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende s’e ka mësuar numrin e saktë të deputetëve në legjislaturën e ardhshme dhe emrat e tyre.

Ramush e Daut Haradinaj kanë siguruar numër të madh votash dhe bëjnë diferencën në krahasim me kandidatët e tjerë.

Bazuar në numërimet e votave të shumicës së vendvotimeve, Time Kadriaj është gruaja më e votuar në AAK dhe nuk do ta ketë problem futjen në Kuvend.

Bekë Berisha po ashtu është lart në listë dhe bazuar në rënditjen aktuale, është i treti në listën e më të votuarve.

Albena Reshitaj është deputetja tjetër e AAK-së që në votat e numërurara deri tani, ka siguruar mandatin e radhës për deputete.

Besnik Tahiri me shumë gjasa do të jetë për herë të parë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Mbi 6.200 vota ka siguruar zëvëndëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës në listën e siguruar nga Indeksonline. Afër qëllimit për të siguruar vende në Parlament janë edhe Pal Lekaj e Shemsedin Dreshaj që zënë pozitat të larta ndër më të votuarit të AAK-së.

Votat me kusht dhe ato me diasporë pritet të nxjerrin deputetët e ri të kësaj partie.

Lahi Brahimaj, Arbër Tolaj, Gazmend Syla e Shkumbin Demaliaj janë tre nga pretendentët për të siguruar vende.

Në rast se AAK-ja do të ketë tri deputete gra, gara do të jetë midis Florentina Gjergjajt dhe Albana Bytyçit që kanë diferencë të vogël votash dhe rezultatet e votave me kusht dhe ato të diasporës do të jenë përcaktuese për fatin e tyre./Indeksonline/

Leave a Reply