Liridon Alija, njëri nga heronjtë e Prizrenit në kohë pandemie

0
1304

Shfaqja e pandemisë COVID-19 ka ç’rregulluar tërë botën, poashtu edhe Kosovën. Këtij ç’rregullimi si ka shpëtuar ekonomia, kultura, arsimi, sporti, shëndetësia, dhe jo vetëm.

Si rezultat i kësaj, pacientët në tërë vendin kanë hasur në vështirësi për t’i marrë shërbimet e nevojshme mjekësore për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit. Por, heronjtë ekzistojnë çdoherë.

Liridon Alija është njëri nga shoferët që transporton mjekët e QKMF-së dhe QMF-ve në Prizren, i cili njëherit është edhe infermier që nga viti 2003. Pikërisht me përhapjen e COVID-19 edhe në Prizren, përkatësisht në Repartin e Dializës pranë Spitalit të Prizrenit, Alija kishte transportuar të sëmurët nga dializa nga shtëpitë e tyre drejt spitalit për t’i kryer shërbimet e tyre të nevojshme e të domosdoshme.

Ndonëse përballë një rreziku të madh, Alija ndihet krenarë për punën që ka bërë. Ai pranon se është testuar, por që ka dalë negativ. Rrëfimi i tij për Kallxo.com është shumë prekës, transmeton 04 Online. Mbase, ai nuk ka fshehur as emocionet për më të dashurit e tij, për familjen, me të cilët ka patur shumë pak kontakte gjatë muajve mars e prill kur edhe ka bërë transportimin e pacientëve me dializë.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni rrëfimin e Liridon Aliajt./04 Online

Leave a Reply