Limaj: Këtë herë Nisma nuk do të jetë pjesë e parlamentit

0
348

Këtë herë Nisma Socialdemokrate nuk do të jetë pjesë e parlamentit, por kjo nuk do të ndal zërin e fuqishëm të Nismës në kauzën në mbrojtje të vlerave tona njerëzore-kombëtare, tha Fatmir Limaj, një natë pas zgjedhjeve, raporton Gazeta Express.

Ai tha se partia e tij do të vazhdojë t’i mbrojë vlerat njerëzore e kombëtare të shtetit, teksa falënderoi votuesit e tij.

“Unë në emër të kryesisë së partisë nga shpirti ju falënderoj që mbështetët kauzën tonë, ka qenë një fushatë elektorale e jashtëzakonshme, kemi arritur një objektiv të madh pasi ata që tentuan ta përdhosin kauzën tonë, vlerat tona kombëtare njerëzore, t’Ii rikthejmë edhe njëherë fuqishëm në skenën tonë, në opinionin publik të Kosovës, të gjithë ata që tentuan të zbehin e të fyejnë ato vlera, gjatë fushatës elektorale i pam se ju kthyen këtyre vlerave. Ne do të vazhdojmë në promovimin e vlerave të kauzës sonë, do të jemi zëdhënës i atyre mijëra votuesve tonë, nuk do të ndalemi”, tha ai ndër të tjera.

Tutje, ai uroi fituesin e zgjedhjeve, duke shtuar se koha për të fajësuar ka mbaruar “është koha e punës”. 

Leave a Reply