Licencohet edhe laboratori “IKRE” për kryerjen e testeve të COVID-19 në Prizren

0
675

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe 18 laboratore tjera private për kryerjen e testeve për COVID-19.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga MSH, ku edhe janë bërë të ditur se cilët laboratorë kanë marrë dritën e gjelbër për kryerjen e testeve, shkruan lajmi.net.

Të njëjtit, janë licencuar vetëm për kryerjen e testeve serologjike, dhe jo PCR.

Kjo është lista e gjashtë me laboratore private që licencohen nga ministria.

Të gjithë këto laboratore do të jenë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për dallaveret dhe kurdisjet e mundshme në çmime. /Lajmi.net/

Leave a Reply