Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në Randobravë të Prizrenit

0
62
Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Të lënduarit kanë marrë trajtime mjekësore.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të lehta, ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete civile me targa vendore dhe drejtues meshkuj Shqiptar –shtetas të Republikës së Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar te dy drejtuesit e automjeteve të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, njofton Policia e Kosovës.

Leave a Reply