LDK-ja në Prizren uron festën e Kurban Bajramit

0
468

LDK-ja në Prizren i ka uruar të gjithë qytetarët e besimit Islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Urimi i plotë i LDK-së:

“Edhe festa e Kurban Bajramit, na gjeti në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë Covid-19 duke na i pamundesuar vizitat tradicionale të urimit të Bajramit, prandaj përmes këtij telegrami, të dashur udhëheqës të Bashkësisë Islame të Prizrenit, pranoni urimet tona më të përzemërta me lutjen që Zoti i Madhërishëm, juve dhe gjithë besimtarëve të besimit mysliman, tu bekoj me paqe, solidaritet dhe dashuri për njëri-tjetrin.

Përmes jush, ne u përcjellim dëshirat tona më të mira besimtarëve të cilët, fatkeqësisht, edhe këtë Bajram do ti kenë mundësitë e kufizuara për festim e vizita.

Në këto rrethana pandemie, të shfrytëzojmë këtë festë të bekuar që të lutemi të gjithë për shëndetin e secilës familje, secilit të moshuar, secilit qytetar me sëmundje kronike dhe secilit fëmij, secilit besimtar dhe për shëndetin e njerëzimit anekënd globit.

Të mendojmë për ata që pandemia i ka goditur më së rëndi, ta shtriejmë dorën humanitare e të mbështesim njëri-tjetrin në këto ditë të rënda për njerëzimin.

Të lutemi për mëshirën e Zotit të Madhërishëm që të tejkalojmë këtë sfidë dhe që Bajramat tjerë ti festojmë në rrethana normale, me vizita në familje e tek të afërmit, miqtë e dashamirët, siç e ka zakon populli ynë.

Me shpresën se Zoti do ti pranoi lutjet tuaja e tonat, Juve dhe të gjithë besimtarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!”, thuhet në urimin e LDK-së./04 Online

Leave a Reply