LDK-ja në Prizren: Pushteti lokal i paaftë në realizimin e projektit për sigurimin e shujtave ditore për mësimdhënësit

0
387

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren e ka kritikuar pushtetin lokal të udhëhequr nga LVV-ja për paaftësi në realizimin e projektit për sigurimin e shujtave ditore për mësimdhënësit.

LDK-ja ka bërë me dije se duke u bazuar në kontratën kolektive, arsimtarëve i takon një shujtë ditore dhe pagesa e udhëtimit për mësimdhënësit që udhëtojnë.

Komunikata e plotë e LDK-së në Prizren:

“Në vazhdën e dështimeve të njëpasnjëshme, Komuna e Prizrenit është shfaqur e paaftë të realizoi edhe projektin e sigurimit të shujtave ditore për mësimdhënës.
Në bazë të kontratës kolektive, arsimtarëve ju takojnë;

  • një shujtë ditore dhe pagesa e udhëtimit (për ata që udhëtojnë).
    Përmbushja e këtyre, sipas kontratës, janë obligative për komunat.
    Komuna e Prizrenit, e paaftë siç është nuk ka arritur ti përmbushi këto dy zotime kontraktuale me procedurë të rregullt, duke bërë që këto të drejta, arsimtarët ti realizojnë vetëm përmes procedurave gjyqësore që nënkupton se Komuna e Prizrenit, tash po i paguan me përmbarues që rritë shumë koston dhe për rrjedhojë i shkakton dëme të mëdha buxhetit komunal.
    Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren është në vazhdimësi në kontakt me komunitetin arsimor të cilët janë jashtëzakonisht të pakënaqur me keqmenaxhimin, keqpërdorimet, nepotizmin e theksuar dhe dështimet e shumta të administratës komunale për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e këtij komuniteti”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply