LDK-ja në Prizren kërkon nga Prokuroria hetimin e projektit që po realizohet në Lagjen e Trimave

0
414

LDK-ja në Prizren e ka kritikuar pushtetin lokal për mungesë të koordinimit për realizimin e një projekti në Lagjen e Trimave.

Në reagimin e saj, LDK-ja ka bërë me dije se pushteti lokal në prag të zgjedhjeve lokale dhe në kulmin e sezonës ka filluar realizimin e një projekti në këtë lagje, me ç’rast janë shkaktuar vështirësi në qarkullim për autmojetet dhe banorët e kësaj lagje. Njëkohësisht ka kërkuar nga prokuroria fillimin e hetimeve rreth këtij projekti.

“- Qeveria lokale udhëhequr nga kryetari Haskuka, pasë katër vite gjum të thellë, tani në prag të zgjedhjeve janë kujtuar edhe për Lagjën e Trimave në të cilën ka disa ditë që po bëjnë punë angari.

  • Në kulmin e sezonës, kur edhe kjo lagje ngarkohet me ardhjen e bashkëatdhetarëve, është vështirësuar edhe më shumë qarkullimi, nga prerja e asfaltit, hapja e kanalit.. e për më shumë nuk di kush me të dhënë përgjigjje se cfarë është ka bëhet.
  • Tabela (në foton e parë), nuk shkruan se cfarë projekti po realizohet, si duket nuk po di as firma se si me e emëru këtë hallakamë koti e me dhënë shpjegime tutje, kjo rritë dyshimin për elemente korruptive e keqpërdorimi të parasë publike.
  • Dikush thotë se, po punohet në rrjetin e kanalizimit, por Kompania Hidroregjioni Jugor, thotë se nuk di gjë se cfarë po punohet aty.
  • Si mund të zgjerohet rrjeti ujesjellësit, pa dijenin e kompanisë përgjegjëse për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
    Për më tepër, si mund të zgjerohet rrjeti i ujësjellësit nëse për katër vite, ky pushtet asnjë përpjekje nuk e ka bërë për të shtuar qoftë edhe një mililitër ujë në kapacitetet aktuale.
  • Pra, po punohet sa për sy e faqe, ose sa për ti dhënë tender ndonjë kompanie të afërt me pushtetin, sepse kështu siç po veprojnë i bie siç thotë populli; -“peshqit në deti e tigani në zjarr”.
  • Uji askund, e këta hapë kanale, shkatërro rrugë, vendos gypa koti e keqperdorë paranë publike.
  • Në fund i bëjmë thirrje prokurorisë që të hetoi këtë rast rreth këtij projekti”, thuhet në komunikatën e LDK-së dërguar mediave./04 Online

Leave a Reply