LDK-ja në Prizren akuzon Haskukën për fshehje të korrupsionit

0
441

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është bërë cak i akuzave nga ish-partneri i qeverisjes, LDK.

Ky subjekt politik dyshon se qeverisja e Haskukës përmes mostransparencës po e fsheh korrupsionin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Raporti i auditorit ka gjetur shkelje në Drejtorinë e Kulturës, për të cilat përgjegjësia më e madhe është e kryetarit të Komunës, i cili edhe përkundër kritikave të shoqërisë civile ka lejuar që me këtë drejtori të udhëheq një person i dënuar me aktvendim gjyqësor për falsifikim dokumentesh”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

LDK thotë se subvencionimi i OJQ-ve, sipas raportit të auditorit është përcjell me parregullsi.

Komunikata e plotë

Raporti i auditorit ka gjetur shkelje në Drejtorinë e Kulturës, shkelje për të cilat përgjegjësia më e madhe është e kryetarit të Komunës, i cili, edhe përkundër kritikave të Shoqërisë civile ka lejuar që me këtë drejtori të udhëheq një person i denuar me aktvendim gjyqësor për falsifikim dokumentesh.

Subvencionimi i OJQ-ve sipas raportit të auditorit është përcjellur me këto parregullsi:

“Mungesa e përfshirjes së kritereve minimale në shpalljen publike rezulton me diskriminimin e të interesuarve dhe kufizim të konkurrencës. Përzgjedhja e përfitueseve, pa i plotësuar kriteret e vendosura në shpalljen publike ka reflektuar trajtim jo të barabartë të aplikuesve dhe komuna rrezikon financimin e përfituesve të papërgjegjshëm, përmes fondeve publike”.

Përtej diskriminimit, kufizimit të konkurrencës, përzgjedhjes së përfituesve pa i ploëtsuar kriteret që reflekton në trajtim të jobarabartë ka edhe një fakt interesant që nuk e përmend auditori. Ka mungesë të transprencës për shumat e ndara për OJQ-të, mungese kjo përbrenda së cilës ka dyshime të bazuara se ka edhe korrupsion e nepotizëm.

Ndarja e fondeve për “vellëzër motra e miq” të zyrtarëve komunal kulmon me ndarjen e mjeteve për Organziatën e ish drejtorit, secalin vit duke e rritur shumën.

Asnjëherë nuk u bë publike as shuma që iu nda “Old tajjmerave” Organziatë kjo e ish drejtorit të Kulturës.

Ndarja e mjeteve për një OJQ për organizimin e Zambakut duke i diskriminuar ne kuptimin e plote të fjalës Organziatat tjera dhe sidomos SHKA “Agimi” është shkelje e rëndë, të cilën e ka gjetur edhe auditori, por fakt interresant është edhe mosbpublikimi i shumës që i ndahet kësaj Organziate dhe jo vetëm kësaj.

“Zambaku i Prizrenit” u shëndrrua në Festival të këngës së lehtë, nga Festivali i këngës së vjetër qytetare”.

Dega e LDk-së shpreh dyshimet e hapura se në këtë mungesë trasnprence fshihet korrupsioni e nepotizmi.

Dega e LDK-së në Prizren beson se Prokuoria qysh vitin e kaluar i ka hetuar shqetësimet e komunitetit kulturor pikërisht të cilat janë rekomandime të auditorit, dhe gjithashtu beson se do te vazhdoje me hetim te këtyre politikave diskriminuese.

Leave a Reply