LDK e Suharekës nderon ish-kryetarin, Ukë Bytyçi

0
387
Një billboard i përmasave gjigande i vendosur në hyrje të Suharekës, saktësisht në fshatin Shirokë që mban portretin e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, është parë në orët e vona të ditës së dielë.

Pak ditë para 18 vjetorit së vrasjes të ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, pranë billboardit që është sponzoruar nga LDK-së dega në Suharekë, janë bërë nderime nga anëtarë të kryesisë së kësaj partie, familjar dhe miq të Ukë Bytyçit.

“Pak ditë para 18 vjetorit të vrasjes së tij, dega e LDK-së në Suharekë, sot ka vendosur një billbord me portretin e tij në hyrje të Suharekës (fshati Shirokë).

Kryetari i degës Dr. Ardian Shala me disa anëtarë të kryesisë, sot kanë përcjellur punimet e vendosjes së billbordit me portretin e kryetarit Ukë Bytyçi, duke vlersuar lart kontributin dhe rolin e tij në ndërtimin e institucioneve demokratike në Komunën tonë e më gjerë. Mbetësh sinonim i udhëheqjes dhe punës së ndershme kryetar Ukë Bytyçi!” thuhet në njoftimin e LDK-së./SuharekaOnline

Leave a Reply