Lajçak i ashpër për liberalizimin e vizave: Shkoni diku tjetër, nëse nuk na besoni

0
372

Samir Behariq, hulumtues në Forumin Ballkanik, ka thënë se emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, është përgjigjur në mënyrë arrogante kur ia ka parashtruar pyetje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“E pyeta Lajçakun se pse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’iu besojnë premtimeve të BE-së, përderisa BE-ja ka dështuar që të liberalizojë vizat për Kosovën dhe të nisë bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut.

Përgjigjja e tij ishte e neveritshme: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, ka shkruar Behariq në Twitter.Lajçak kishte shtuar se “është bërë trend që të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por se liderët e Kosovës duhet të shkojnë të kërkojnë pajtim në shtetet që po e bllokojnë lirinë e lëvizjes”.

Edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur gjithashtu për kredibilitetin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.“Ne vazhdojmë të dëgjojmë thirrjen “nëse ju i përmbusheni këto, ne i mbajmë zotimet” dhe ne ndryshuam emrin e vendin dhe Kushtetutën, por BE s’i mbajti zotimet”.Behariq në një postim tjetër në Twitter ka publikuar një billbord të presidentit kinez në Serbi, duke thënë se nuk mund ta gjesh një tjetër ku mund të shkruajë “Faleminderit.

Leave a Reply