Ky është orari i reduktimeve të ujit të pijës sipas lagjeve në fshatin Zhur të Prizrenit

0
370

“Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët për planin e reduktimeve në Fshatin Zhur.

Ky është orari i reduktimeve:

– Lagjia Ademaj, Omaj, Begaj, Kurtaj dhe Shkolla do të furnizohen me ujë të pijes nga ora 08:00 – 14:00;

– Lagjia Badallaj, Elezkurtaj, Vezaj, Hoxhaj, Rizanaj, Memaj, Kabashi, Kryeziu, Gavazaj dhe një pjesë e Lagjes Kurtaj do të furnizohen me ujë të pijes nga ora 14:00 – 21:00;

– Lagjia Zhuri i Ri dhe Lagjia Susuri do të furnizohen me ujë të pijes nga ora 21:00 – 08:00;

– Te Trafa Rruga e Dragashit do të furnizohen me ujë të pijes nga ora 08:00 – 14:00, thuhet në fund të kësaj komunikate dërguar mediave nga zëdhënësja e KRU “ Hidroregjioni jugor” në Prizren, Nderona Kurtaj.

Leave a Reply