Ky është i riu nga Shkoza e Malishevës që pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-ve

0
552

Albin Bytyçi nga Shkoza e Mlishevës është bërë kadeti i parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), i pranuar me sukses në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-ve.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në facebook Jusuf Bytyçi, familjar i Albinit.

Postimi i plotë:

Lajm krenarie për Kosovën dhe FSK-në!

Albin Bytyçi, nga Shkoza, pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-ve
Nga Ushtria e Kosovës, sot, e shtunë, n’a u kumtua një lajm gëzimi, Albin Bytyçi, i lindur më 9 gusht 2000 në Shkozë të Malishevës, është kadeti i parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), i pranuar me sukses në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-ve.

Ky lajm, është hoë më pak se ndjenjë krenarie për familjen tonë, familjen e vëllait tim Njazi Malushit. Nipi im, Albini, student i dalluar i Arqitekturës në Universitetin e Prishtinës, muaj më parë ka aplikuar në një Konkurs publik të kësaj Akademie, përmes FSK-së dhe pas procedurave përkatëse të intervistimit, i bindur në përgjigje të sakta, ishte në pritje të konfirmimit të këtij lajmi gëzimi!

Nga burimet e FSK-së, thuhet se ky është kadeti i parë, që nga themelimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Pra, Albin Bytyçi, do të jetë kadeti i parë në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, edhe ne familja e Malush Mjekut, sujurse edhe FSK, shprehim falënderimin e veçantë për Ambasadën Amerikane në Kosovë, për këtë mundësi. Amerika po vazhdon gjithnjë mbështetjen e Kosovës, popullit, përgatitjen dhe ngritjen e kuadrove të reja për Ushtrinë e Kosovës, vlerë e lartë e Shtetit të Pavarur! Kështu së bashku jemi më të fortë! Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë popullin amerikan, Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! Me Amerikën, e mundim edhe telashen e Pandemisë Co-19!

Shumë urime nipi im, Albin Bytyçi, nga Shkoza në Amerikë, për të ardhmen e Ushtrisë së Kosovës. Ke dëshmuar zgjuarësi dhe kulturë të lartë edukate, je vërtet shembull. Shëndet dhe suksese të pandalshme, nipi im!
Jemi krenarë më Ty!/ Tv Malisheva

Fantastike: I riu nga Malisheva pranohet në Akademinë e Forcave ...

Leave a Reply