Ky është 30 vjeçari që dyshohet se vrau babain e tij në Prizren

0
1049

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren.

Një 30 vjeçar ka vrarë babain e tij me thikë në Lagjen “Dardania” të kësaj komune.

Rastin për Reporterin është konfirmuar edhe nga Policia e Prizrenit.

30 vjeçari kishte sulmuar të dy prindërit, duke e lënë të vdekur babain e tij.

“Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” eshte duke ndodhur nje rast dhune ne familje ku djali eshte duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arrit ne vendngjarje dhe kane arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeqar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thike. Si pasoje e plageve te marra viktima (prindi) perkatesisht babai rreth 50 vjeqar ka nderruar jete. Emergjenca, njesite policore dhe forenzika kane dalur ne vendin e ngjarjes”, kanë thënë nga Policia e Prizrenit.

Ndërkohë, në media është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit.

Leave a Reply